Aktualitet

“Dënime të forta, sigurimi banesës normë”, Rama tregon masat

Shkruar nga Liberale
“Dënime të forta, sigurimi banesës normë”, Rama

Një nga masat që kryeministri Rama tha se do të merret si pasojë e tërmetit është se do prezantohen masa të reja shumë të forta ndaj atyre që ndërtojnë pa leje dhe bërja e sigurimit të banesës një normë.

“Do shtrëngojmë fort  ndërtimin pa leje, kush ndërton pa leje duhet të dënohet fort për banesë individuale. Kush merr leje për pallate dhe shkel leje edhe më fort. Duhet vendosur dënimi për inxhinierin, konstruktorin, arkitektin. Nëse ndërtuesi i thotë arkitekti shto kat ky duhet ta denoncojë ose ndryshe të shkojnë në burg të gjithë bashkë. Kjo është hera e fundit që shteti do të bëjë gjithçka ku shteti paguan gjithçka. Sigurimi duhet të bëhet normë pasi nuk është taksë por detyrim para familjes.”, tha Rama.

I pyetur për fajet shtetërore të pasojave që la tërmeti i 26 nëntorit, kryeministri Rama tha se nuk është kjo koha por indirekt sulmoi ish-kryeministrin Berisha.

“Nuk është kjo koha. Nuk mund të them që ish-kryeministri Berisha kur propagandonte ndërtimin, njerëzit erdhën ndërtuan në Bathore një qytet të dytë pa leje. Ashtu ishte koha ata që drejtonin nuk kishin lidhje me detyrat që kishin. U vunë aty si pasojë e kohës. Një anëtar i lartë i nomeklaturës kthehet në një drejtues të djathtë. Kjo ishte koha”, deklaroi Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH