Aktualitet

Dënim i përjetshëm për shqiptarin që vrau arkitektin italian

Shkruar nga Liberale
Dënim i përjetshëm për shqiptarin që vrau arkitektin

Dënim të përjetshëm për Emirjon Margjinin, 31-vjeçarin shqiptar, i akuzuar për vrasjen e arkitektit 49-vjeçar Roberto Mottura, i vrarë me armë zjarri gjatë një grabitjeje në shtëpinë e tij në rrugën Campetto në Piossasco, gjatë natës së 9 qershorit 2021. Dënimi u shqiptua nga gjyqtarët më 11 korrik 2023.

Gjyqtarët konstatuan se autori i vetëdijshëm hapi zjarr, duke shkaktuar vdekjen e burrit, i cili la pas gruan dhe një djalë 13-vjeçar, të cilët u përfaqësuan në gjyq nga aokatja Arianna Corcelli. "Nuk do të ketë kurrë drejtësi të plotë, sepse djali mbeti pa baba”, tha bashkëshortja e viktimës pas shpalljes së vendimit.

Për të pandehurin tjetër për të cilin prokurorët Valentina Sellaroli dhe Marco Sanini, të cilët bashkërenduan hetimet e karabinierëve dhe mbështetën akuzën në gjyq, u caktua një dënim me 16 vjet burg për komplot deri në vrasje. Bëhet fjalë për Mergim Lazrin, 25-vjeç, me origjinë nga Shqipëria. I riu ishte liruar nga burgu pas arrestimit pasi provat nuk ishin cilësuar të mjaftueshme nga gjyqtarët gjatë hetimeve paraprake. Sipas gjyqtarëve, ai do të kishte vepruar thjesht si mbështetje në aktet e autorit.

Të pandehurit e tjerë në proces u shpallën të pafajshëm, por ata akuzoheshin për krime të lehta. Një i tretë i arrestuar kishte treguar se në momentin e grabitjes ai ishte diku tjetër dhe thjesht ua kishte huazuar celularin të tjerëve. Një pikë mbetet ende e paqartë: cilët ishin anëtarët e tjerë të bandës që goditën shtëpinë e Piossasco-s atë natë tragjike dhe u larguan, duke lënë pas një burrë të vrarë brutalisht, një të ve dhe një jetim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH