Aktualitet

Denaj: Ja sekorët ku ka më shumë shkelje, në shtator gati rezultati

               Publikuar në : 12:10 - 14/08/19 LP

Ministrja e Financave, Anila Denaj, dhe drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, kanë zbardhur detaje nga aksioni kundër Informalitetit që zhvillohet muajt e verës. Ato kanë thksuar se abuzimet më të mëdha bëhen te produktet e akcizës, pijet alkoolike dhe karburantet, ndërsa edhe ndërtimi është një sektor me risk.

“Jemi të fokusuar më shumë te produktet e akcizës, pijet alkoolike, si dhe po monitorohet cilësia e karburantit. Gjithashtu, është evidentuar ndërtimi si sektor me risk”, ka thënë ministrja Denaj.

Ministrja ka paralajmëruar gjykatësit, të mos japin vendime në favor të bizneseve.

“Jemi shumë afër finalizimit dhe nxjerrjes brenda javës së parë të shtatorit të hapave të aksionit. Gjykatësit duhet të respektojnë ligjin dhe të mos flasin në favor të biznesit pa faktuar atë që thotë administrata tatimore, të mendojnë dy herë kur të shkelin ligjin. Pasi na ka ndodhur që ne e kemi ndëshkuar subjektin dhe gjykatësit kanë vendosur të kundërtën”, është shprehur Denaj.

Ndërsa, drejtoresha e Tatimeve është shprehur se aksioni do të vazhdojë gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në muajin gusht.

Janë konstatuar mbi 1 mijë shkelje për mosregjistrim të punonjësve, shkelje për moslëshim të kuponit tatimor. Ju bëjmë thirrje të gjithë subjekteve, që të gjithë do të inspektohen, ilegaliteti nuk do të lejohet më. Do vazhdojmë të jemi në terren jo vetëm në muajin gusht, por gjatë gjithë vitit, në mënyrë që të gjitha subjektet të paguajnë detyrimet. Problematika kryesore është moslëshimi i kuponit tatimor. Subjektet duhet të paguajnë të gjitha detyrimet e tyre. Ne nuk do të lejojmë konkurrencën e padrejtë, do bëjmë të mundur që të gjithë të respektojnë rregullat e shtetit”, ka deklaruar Ibrahimaj./Gazeta Liberale

 

(Visited 98 times, 1 visits today)

Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *