Sport

Dëmtohet Lara Colturi, skiatorja italiane që përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Botëror për të Rinj

Shkruar nga Liberale
Dëmtohet Lara Colturi, skiatorja italiane që përfaqëson

Skiatorja italiane që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi do të mungojë në Botërorin e të rriturve që po mbahet në Francë.

Një njoftimin e Federatës Shqiptare të Skive thuhet, se skiatorja e Shqipërisë është dëmtuar në ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë.

Lara të mërkurën priste të merrte pjesë në garën e Super Gjigandit, pikërisht në disiplinën, që u shpall kampione e Botës për të reja. Shqipëria do të vijojë garat me 5 skiatorë te tjerë, nga të cilët 3 meshkuj e 2 femra.

Vajza e kampiones italiane, Daniela Ceccarelli mori nënshtetësinë shqiptare së bashku me të ëmën që mban edhe postin e trajneres së Kombëtares kuqezi. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH