Aktualitet

Dëmtimet nga tërmeti, Rama: Ja ku do të ndërtohen lagjet e reja

Shkruar nga Liberale
Dëmtimet nga tërmeti, Rama: Ja ku do të ndërtohen lagjet e

Kryeministri Edi Rama ka treguar disa nga skenarët e mundshëm për rindërimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti, të cilat po diskutohen me arkitektët e huaj.

“Po diskutojmë disa skenarë dhe skenari im i preferuar është ndërtimi i disa qytezave të reja. Objektivi është që të arrijmë në një program rindërtimi rezultati i të cilit do të jetë krenari kombëtare. Do të ndërtojmë në Durrës një lagje krejt të re, që të jetë lagjja më e bukur e Durrësit pas viteve ’90, padiskutim. Një lagje të re nga e para me infrastrukture, kanalizime, ujësjellës, kopsht, çerdhe, shkolla, mjedise publike e banimi”,- deklaroi Rama.

Kryeministri informoi më tej se është në diskutim një skenar për të ndërtuar në Tiranë një lagje komplet të re, të madhe dhe një skenar për të ndërtuar dy lagje më të vogla. Lagje të re do të ketë edhe në Kurbin.

“Në pranverë duhet të jemi në kantier në lagjen e re të Durrësit, në Tiranë kur të zgjedhim nëse do të jenë dy apo një lagje. Një lagje e vetme do të ishte pranë Kasharit në hapësirën ku është hapësira e një zone të re ekonomike. Dy lagje do të ishin një në Kombinat tjetra te Uzina e Autotraktorëve në Shkozë dhe lagja e re në Laç. Në Laç të fillojë shembja e atyre pallateve që tani. Ndihmoni njerëzit të marrin ato që kanë brenda dhe pastrojini. Në Tiranë dhe Durrës zonat e identifikuara janë hapësira shtetërore”, tha Rama./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH