Një lajm i keq për Kombëtaren në prag të sfidave të tetorit për eliminatoret e Euro 2020, kundër Turqisë dhe Moldavisë. Elseid Hysaj u kthye titullar me Napolin në ndeshjen e së dielës për kampionatin italian kundër Torinos, por u detyrua të lerë fushën me barelë pas një dëmtimi të rëndë në qafë.
Pas një dueli me Ansaldin, shkodrani, është rrezuar keq, duke dëmtuar qafën.
Frika ishte e madhe në momentin që lojtari u largua ne barelë nga fusha. Por “Sky Sport” raporton, se gjendja e shqiptarit, nuk është shqetësuese.
Ai do t’i nënshtrohet disa testeve mjekësore, siç është e zakonit në të tilla dëmtime, por fatmirësisht nuk ka asgjë të rëndë.