Liberale

Nuk ka rezultat
View All Result
  • SHQIPËRI
    • të gjitha
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politike
    • Sociale
    “Kërkojnë të na heqin qafe”/ Meta: Paguan mirë Rama që opozita të flejë mirë

    Meta i përgjigjet Ballës: Kur isha president, i ke garantuar mbrojtje një bashkëpunëtori të sigurimit të shtetit

    Meta: Rama përgjegjës për korrupsionin në vend, jep urdhra për të blerë vota

    Meta: Në shtator fillon përgatitja për krijimin e një qeverie teknike

    Haxhinasto prezantohet si koordinator i Programit politik të Partisë së Lirisë, Meta: Referendumi, prioriteti ynë

    Haxhinasto prezantohet si koordinator i Programit politik të Partisë së Lirisë, Meta: Referendumi, prioriteti ynë

    Përplasen dy makina, plagoset kalimtarja

    E rëndë në Durrës, 25 vjeçarja hidhet nga ballkoni

    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • OP-ED
    • të gjitha
    • Analizë
    • Editorial
    • Krye
    • Polemikë
    Një shumicë deputetësh dhe qindra mijëra demokratë… pa parti

    Në fazën e qartësimit të historisë

    Armiku më i madh i establishmentit të korruptuar shqiptar

    “Marrëveshja” që po e shtyn përpara axhendën Amerikane për Ballkanin Perëndimor

    Interesi i elitës së vjetër dhe rënia në radikalizëm janë kriza e vërtetë e PD-së

    Çfarë lloj Antiamerikanizmi është ai i Foltores

    Homo Albanicus/ Politika shqiptare në kërkim… të Zotit?!

    Homo Albanicus/ Politika shqiptare në kërkim… të Zotit?!

    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Ekspertize
    • Polemikë
  • UNIVERSITET
    • të gjitha
    • Economicus
    • Ingenious
    • Jus/Justicia
    • Medicus
    • Polis
    SHIFRA E DITËS: 1 lek ra nafta, por çmimi ra! Njihuni me ‘katastrofën’ e ushqimeve

    SHIFRA E DITËS: 1 lek ra nafta, por çmimi ra! Njihuni me ‘katastrofën’ e ushqimeve

    SHIFRA E DITËS: 235 mln euro kostoja e energjisë deri tani, KESH mbyll tenderin e fundit

    SHIFRA E DITËS: 235 mln euro kostoja e energjisë deri tani, KESH mbyll tenderin e fundit

    SHIFRA E DITËS: 0.5 përqind, çfarë pritet nga rritja e fundit e normës së interesit

    SHIFRA E DITËS: 0.5 përqind, çfarë pritet nga rritja e fundit e normës së interesit

    Elegji për brezin tim

    Projekt – ligji për të drejtën e informimit

    • Economicus
    • Ingenious
    • Jus/Justicia
    • Medicus
    • Polis
  • BOTA
    • të gjitha
    • BE
    • Globi
    • Kosova
    • Mal i Zi
    • Maqedoni
    22 vjeçarja plagos Vali Corleonen, policia gjen 40 gëzhoja

    22 vjeçarja plagos Vali Corleonen, policia gjen 40 gëzhoja

    Gazetarja që protestoi kundër luftës në Ukrainë ja me sa vite burg mund të përballet

    Gazetarja që protestoi kundër luftës në Ukrainë ja me sa vite burg mund të përballet

    Dyshonte se e tradhtonte gruaja, i vendosi GPS dhe masakron me thikë të dashurin

    Dyshonte se e tradhtonte gruaja, i vendosi GPS dhe masakron me thikë të dashurin

    I bllokohen gomat, furgoni përplaset me kamionin dhe përmbysen në rrugë

    I bllokohen gomat, furgoni përplaset me kamionin dhe përmbysen në rrugë

    • BE
    • Globi
    • Kosova
    • Mal i Zi
    • Maqedoni
  • MAGAZINË
    • të gjitha
    • Letërsi
    • Libri
    • Shije
    • Showbiz
    • Sport
    Fifi ka një kërkesë për presidentin Bajram Begaj

    Fifi ka një kërkesë për presidentin Bajram Begaj

    “Shumë modeste”, Elvana Gjata publikon foton me Dua Lipën: Një shpirt i bukur brenda dhe jashtë

    “Shumë modeste”, Elvana Gjata publikon foton me Dua Lipën: Një shpirt i bukur brenda dhe jashtë

    Këngëtari i famshëm rrëfehet: Jam abuzuar seksualisht kur isha 6 vjeç

    Këngëtari i famshëm rrëfehet: Jam abuzuar seksualisht kur isha 6 vjeç

    E kryer/ Interi shet Pinamontin, përfiton 20 milionë €

Fillimi Op-Ed Analizë

Demokracia e politika: Përfundimet e paparashikueshme të luftës

Demokracia e politika: Përfundimet e paparashikueshme të luftës
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Angelo Panebianco

            Nuk dijmë se si e kur do të mbarojë lufta. Përfundimet e saj do të ndikojnë jo vetëm, siç është e natyrshme, mbi barazpeshat ndërkombëtare por edhe – gjë që është më pak e natyrshme – mbi ato të brëndëshmet e demokracive evropiane. Italia është, së bashku me Francën (e cila zotëron institucione më të qëndrueshme), më në dukje. Për praninë, më të shumtë si numër e më të zhurmëshëm, të armiqve të asaj që e quajnë perandoria e së keqes (Shtetet e Bashkuara). Nëse një demokraci nuk është një fuqi e madhe, nëse nuk mund të formatojë kontekstin ndërkombëtar, atëherë është ai kontekst që kushtëzon barazpeshat e saj të brëndëshme.

Për shëmbull, mbas luftës së Dytë botërore Shtetet e Bashkuara farkëtuan, në dritën e vlerave dhe interesave të tyre, në shemëri me Bashkimin Sovjetik, rendin ndërkombëtar. Demokracitë evropiane u përshtatën duke fituar qëndrueshmëri, siguri e mirëqënie. Ka mundësi që lufta në Ukrainë të vazhdojë gjatë. Por një ditë armët, së paku për pak, do të heshtin. E do të bëhet një llogari e parë. Janë tri mundësi. E para është që Ukraina, edhe pa rimarrë të gjithë territoret që Rusia ka pushtuar, të dalë fituese. Për të qënë ende një Shtet sovran që i ka qëndruar me sukses planit të Putinit për t’a fshirë nga harta gjeografike, për të treguar aftësi për të thyer projektin rish-perandorak rus. Mundësia e dytë është që Ukraina, edhe se ekziston ende, sëpaku me emër, do të jetë katandisur në një kandil, makar pa dalje më në det, e paracaktuar të mbijetojë në sajë të ndihmave perëndimore. Rusia do të njihej fitimtare. Moldavia, Polonia e Vëndet balltike do të kishin arsye të dridheshin.

Mundësia e tretë është një vënd numuro, një gjëndje pa fitues të qartë. Do të rridhte një armëpushim i paracaktuar, shpejt a vonë, të thyhej. Nomenklatura ruse nuk do të mund të lejonte për shumë kohë të mos ishte fituese e sigurtë. Përse vallë gjiganti do të duhet të durojë idenë se nuk arriti të kthejë në një qull ata që i quan insekte të parëndësishëm?

Të mbajmë parasysh dy mundësitë dhe pasqyrimet e tyre mbi Italinë. Një fitore e Ukrainës do të fuqizonte qëndrimet politike të atllantistëve. Një fitore ruse do t’i dobësonte rëndë. Jo të gjithë ata që shpresojnë në një mundje të Ukrainës janë detyrimisht putinianë. Por të gjithë janë kundër-amerikanë. Mendojnë se një fitore e Ukrainës do të ishte një fitore e NATO-s dhe e Shteteve të Bashkuara. Ëndërrojnë një Evropë që, të përzënë amerikanët, të merret vesh me Rusinë. Është një grup i ndryshëm, i përbërë nga paqësorë pak a shumë imagjinarë, putinianë, sektorë të botës katolike e të tjerë ende. Kundërshtia për NATO-n është faktori përbashkues.

Nëse do të fitojë Ukraina, atllantistët, Partia demokratike, Vëllezërit e Italisë e ndoshta – nëse do të dalë – një fuqi e qëndrës, do të përforcoheshin. Nëse do të fitojë Rusia do të jenë kundër-atllantistët të përforcohen, edhe brënda PD e Vëllezërve t’Italisë. Ndoshta vetë drejtuesit  e atyre partive do të kundërshtoheshin për zgjedhjen e tyre atllantike nga kundërshtarët e brëndshëm përkatës. Në kohët e mesme e të gjata, pamja evropiane që do të rridhte nga fitorja e njërit apo tjetrit ndërluftues do të ndikonte mbi barazpeshat politike italiane.

            Në ndarjet mbi luftën dallohen në kundërdritë dëshira të ndryshme mbi t’ardhmen e demokracisë. Është e vërtetë se dy ballërat, atllantist e kundër-atllantist, janë të ndarë edhe në brëndësinë e tyre. Por në mënyrë paradoksale, balli kundër-atllantist është brëndësisht më i lidhur. Ndërmjet atyre që tek ne synojnë në dobësimin e rolit të Shteteve të Bashkuara n’Evropë – njëlloj si Mélenchoni e Le Peni në Francë – janë të përhapura parapëlqimet për një shoqëri të mbyllur, fuqimisht të kontrolluar nga Shteti, janë të pakët miqtë e shoqërisë së hapur (të nismave të individëve), si të tilla më të pajtueshme me karakteret deri më sot zotërues në bashkësinë evroatllantike. Një shoqëri e mbyllur, edhe se formalisht demokratike, nuk do të kishte vështirësi për t’u marrë vesh me Rusinë e Putinit.

Në ballin atllantik ka më shumë ndryshueshmëri. Do të shohim nëse shestimi i zgjedhjes atllantike me suksesin zgjedhor në Italinë e Veriut do t’a shtyjë FdI për të braktisur parapëlqimin e së shkuarës drejt disa idealeve shtetëroro-korporativë, pak të pajtueshëm me kërkesat e një shoqërie të lirë e të hapur. Do të shohim nëse rish-atllantizmi i PD do të japë ndihmesën për të zvogëluar hapësirën, brënda e për rreth partisë (shiko CGIL), e qëndrimeve pak të pajtueshme me ato kërkesa. Por mbas këtyre saktësimeve, nuk duket e papranueshme që politika italiane të shtyhet në një drejtim apo në një tjetër simbas përfundimit të luftës.

Është pastaj mundësia e tretë: lufta vazhdon gjatë dhe ndiqet nga një ngërç e nga pamundësia për të njëmendësuar një fitues të qartë. Në një rast të tillë, përballimi ndërmjet atllantistëve dhe kundër-atllantistëve të shtëpisë sonë nuk do të ndalohej. Pasiguria mbi gjëndjen ndërkombëtare do të derdhej mbi ne duke rritur pasigurinë mbi t’ardhmen e demokracisë sonë.

Nëse do t’ishin vetëm “Idetë e mira” e jo edhe “armët e mira” për të  fituar luftërat, e nëse do t’ishin vetëm idetë e mira për të zhvendosur në një kah apo në një tjetër barazpeshat në brëndësi të një demokracie, do të duhej thënë se kush parapëlqen shoqërinë e hapur, pra aleancën perëndimore është më në dobi sepse zotëron idetë më të mira. Kundëramerikanët i drejtohen historisë  (me H të madhe), për t’i shpjeguar opinionit publik përsenë e natyrës së ndërlikuar të gjëndjes së Ukrainës e përse një humbje e mirëfilltë ruse nuk është e urueshme. Flasin për historinë në të njëjtën mënyrë sikurse flet Putini, si për një rreth të pamëshirshëm e të pandryshueshëm. Por historia e kuptuar kështu nuk ekziston. Ekzistojnë proçeset historike të thurur me vazhdimësi e pavazhdimësi. Ajo e Ukrainës nuk është një luftë civile, sepse ukrainasit ekzistojnë, janë një komb i pavarur e kështu duan të qëndrojnë. Meqë kombet formohen gjithmonë kundër një armiku, Putini ka arritur të fuqizojë kahun e njinjisisë kombëtare të Ukrainës, është vetëmundur, ka  kontribuar, nga 2014 deri sot të shtrembërojë vetë idenë e tij, simbas së cilës”Ukraina nuk ekziston”.

Ka shumë argumenta të mirë për të hedhur poshtë tezat e armiqve të aleancës perëndimore për Ukrainën në shtëpinë tonë, e për të thënë se, për të njëjtat arsye ka ndonjë shkak optimizmi mbi luftën. Armët ruse vështirësisht do t’arrijnë të shkatërrojnë një identitet kolektiv që gjaku dhe zitë kanë përforcuar kaq fuqishëm.

“Corriere della Sera”,  Përktheu Eugjen Merlika

Ju sugjerojme

Një shumicë deputetësh dhe qindra mijëra demokratë… pa parti
Analizë

Në fazën e qartësimit të historisë

15:29 | 10/08/2022
Armiku më i madh i establishmentit të korruptuar shqiptar
Op-Ed

“Marrëveshja” që po e shtyn përpara axhendën Amerikane për Ballkanin Perëndimor

15:28 | 10/08/2022
Interesi i elitës së vjetër dhe rënia në radikalizëm janë kriza e vërtetë e PD-së
Op-Ed

Çfarë lloj Antiamerikanizmi është ai i Foltores

10:31 | 05/08/2022
Homo Albanicus/ Politika shqiptare në kërkim… të Zotit?!
Analizë

Homo Albanicus/ Politika shqiptare në kërkim… të Zotit?!

16:33 | 31/07/2022
Si po çmontohet establishmenti i korruptuar që ka marrë peng Shqipërinë
Aktualitet

Pse SHBA-të janë përfituesit më të mëdhenj të ambicieve revizioniste të Kinës dhe Rusisë?

12:19 | 31/07/2022
Autoriteti i Dosjeve mesazh politikës: Ejani dhe i merrni të dhënat në rrugë ligjore
Analizë

Cikli i refleksioneve nga Erl Kodra: Lufta e Dosjeve

21:27 | 27/07/2022
Para
Biden kundër aborteve: Gratë do të detyrohen të rrisin edhe fëmijën e përdhunuesit

Biden kundër aborteve: Gratë do të detyrohen të rrisin edhe fëmijën e përdhunuesit

Një shumicë deputetësh dhe qindra mijëra demokratë… pa parti

Putin del hapur në nxitje të radikalëve prorusë në Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk ka rezultat
View All Result

Të Fundit

  • Meta i përgjigjet Ballës: Kur isha president, i ke garantuar mbrojtje një bashkëpunëtori të sigurimit të shtetit
  • Fifi ka një kërkesë për presidentin Bajram Begaj
  • 22 vjeçarja plagos Vali Corleonen, policia gjen 40 gëzhoja
  • Meta: Në shtator fillon përgatitja për krijimin e një qeverie teknike
  • Haxhinasto prezantohet si koordinator i Programit politik të Partisë së Lirisë, Meta: Referendumi, prioriteti ynë
  • “Shumë modeste”, Elvana Gjata publikon foton me Dua Lipën: Një shpirt i bukur brenda dhe jashtë
  • E rëndë në Durrës, 25 vjeçarja hidhet nga ballkoni
  • “Kini kujdes se do ketë kontrolle”, xhaxhai i Ervis Martinajt zbulon mesazhin i tij të fundit
  • Gjendet trupi i pajetë i 14 vjeçarit në lumin Seman
  • Xhaxhai i Ervis Martinajt kallëzon në polici: Kemi humbur kontaktet me të

GAZETA LIBERALE dhe portali i saj gazetaliberale.al, është një titull i ri i medias shqiptare, për të promovuar frymën e liberalizmit ekonomik dhe politik në jetën publike në Shqipëri. Ajo është botim i Institutit Europian PASHKO, dhe i kontribuon debatit publik me qasjen liberale ndaj ngjarjeve, zhvillimeve dhe fenomeneve të kohës sonë, përkundër inercisë totalitariste, përkundër rrezikut të populizmit punist dhe atij nacionalist, përkundër intolerancës, ekstremizmit, kërcënimeve të çdo lloji ndaj demokracisë, tregut të lirë dhe liberalizmit në botën shqiptare.

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

© 2022 - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by dope.al