Sport

Del Piero provokon interistët: Luftojnë, por a shkojnë dot deri...

Shkruar nga Liberale
Del Piero provokon interistët: Luftojnë, por a shkojnë dot

Alessandro Del Piero nuk ka dyshime që Juventusi është skuadra më e mirë e kampionatit italian dhe nuk ka frikë nga Interi ndjekës. Edhe pse ka një trajner si Antonio Conte, legjenda bardhezi mendon se Juventusi ka më shumë shanse për të fituar titullin kampion.

“Nuk ka diskutime që Juve është skuadra më e mirë. Interi mund të luftojë për titullin, por vetëm kaq. Më duket shumë e vështirë që Juve të mos e marrë kampionatin. Skuadrat si Lazio mund të fitojnë në ndeshje direkte, por nuk kanë forcë për më tej”, ka deklaruar ish-sulmuesi.“Lazio mund të fitojë ndaj kujtdo në një ndeshje direkte, por një kampionat është ndryshe. Nuk besoj se do të kenë ecurinë e duhur për të shkuar deri në fund”, ka shtuar Del Piero.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH