Aktualitet

Del nga rrënojat testamenti i vajzës që humbi jetën nga tërmeti: Nëse më ndodh diçka, gjithçka është e nënës sime

Shkruar nga Liberale

Ayşegül Çin dhe nëna e saj Meryem Çin jetonin së bashku në apartamentin Süleyman Mutlu në distriktin Hatay Antakya Odabaşı. Ato humbën jetën kur shtëpia ku jetonin u shemb nga tërmeti i ndodhur 14 ditë më parë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit të Bashkisë Bahçelievler të Stambollit, të cilat kanë punuar për godinën e shkatërruar që nga dita e parë e tërmetit, ia dorëzuan arin e Ayşegül Çin, që gjetën nën rrënoja, vëllait të saj Hüseyin Çin.

Ayşegül Çin, e cila mësohej se ishte beqare, kishte lënë një shënim testamenti në çantën që ishte floriri. Në testamentin e saj, shkruhej: "Në rast se më ndodh diçka, gjithçka në çantë është e nënës sime, dua që ajo t'i përdorë për haxh dhe umre".

Duke marrë arin dhe disa valuta nga ekipi i kërkim-shpëtimit të Bashkisë Bahçelievler, vëllai Hüseyin Çin, duke iu referuar nënës dhe motrës së tij më të madhe, tha: "Ato nuk i përkisnin kësaj bote, floriri do t'u shkojë fëmijëve të vëllait tim"./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH