Aktualitet

Del foto e çiftit që u vetëhelmua/ Ishin martuar të dielën

Shkruar nga Liberale
Del foto e çiftit që u vetëhelmua/ Ishin martuar të

Është publikuar në media fotoja e çifti nga Librazhdi, që u gjetën mëngjesin e sotëm të helmuar. Ata ishin martuar këtë të diel.

Olsjan Hajari dhe Rezarta Hajdari nga 27 dhe 19 vjeç nga Librazhdi dyshohet se janë vetëhelmuar e për pasojë ka ndërruar jetë 19-vjeçarja.

Ndërkohë 27-vjeçari vijon të jetë i shtruar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën.

Nuk dihen ende motivet që kanë çuar të rinjtë në këtë akt të rëndë vetëflijimi.

“Në Spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete shtetasja R.H., rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj shtetasi O.H., 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetsore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, banues në fshatin Xhyrë , Librazhd, pasi dyshohet se janë vetëhelmuar”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" ids="1110794,1110793,1110792"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH