Aktualitet

Dekomunistizim të politikës, propozimi dorëzohet nga opozita e re

Shkruar nga Liberale

Deputetët e opozitës kanë depozituar një propozim për të kthyer në ligj dekomunistizimin e politikës, shtetit dhe funksionarëve të lartë në vend.

Deputeti i Grupit Parlamentar Demokrat, Myslim Murrizi thekson se ka ardhur koha që të ndahet me ligj drejtimi i shtetit dhe qeverisë nga ish-komunistët. Propozimi mban firmat e 20 deputetëve të opozitës parlamentare.

“Sot, në emër të 20 deputetëve të opozitës depozituam një propozim për ligj të dekomunistizimit të politikës, shtetit dhe funksionarëve të lartë që drejtojnë Shqipërinë.

Një ligj që është belbëzuar nga disa vemje si kalë beteje, por kurrë nuk kanë guxuar prej 29 vitesh sepse secili ka menduar të ruajë veten.

Ka ardhur koha, bile jemi shumë vonë, që të ndajmë me ligj drejtimin e shtetit, politikës, qeverisë dhe administratës së lartë shtetërore nga komunizimi, komunistët dhe ish-shërbëtorët e tyre gjakatarë që kanë përdhosur e masakruar shqiptarët në emër të partisë prej 28 nëntorit 1994 deri më 8 dhjetor 1990”, shprehet Murrizi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH