Globi

Deklaroi se ishte shëruar, 20-vjeçarja vdes nga Covid

Shkruar nga Liberale
Deklaroi se ishte shëruar, 20-vjeçarja vdes nga Covid

Bethany Nesbitt, një 20-vjeçare amerikane, ka vdekur papritur, disa ditë pasi u tha familjarëve të saj se ishte shëruar nga koronavirusi.

Në 26 tetor ajo shkoi në spital pasi nuk ndihej mirë, por pavarësisht se kishte simptomat e Covid-19 dhe niveli i oksigjenit në gjak i kishte rënë në mënyrë drastike, mjekët nuk e panë të arsyeshme që të shtrohej në spital.

Në rrjetet sociale, Nesbitt shkruante se ndihej më mirë, nuk kishte temperaturë dhe oksigjenin në gjak e kishte në nivele normale. Por një emboli pulmonare i shkaktoi vdekjen në 30 tetor.

Vëllai i viktimës, gazetari i “The Athletic”, Stephen J. Nesbitt, dha një mesazh për të rinjtë: “Mos mendoni se nuk mund të prekeni sepse jeni të rinj”. Ai shtoi se motra e tij e ndjerë vuante nga astma.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH