Globi

Deklaratat e Vuçiçit, reagon sërish Ambasada Amerikane

Shkruar nga Liberale
Deklaratat e Vuçiçit, reagon sërish Ambasada Amerikane

Pas deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili e quajti masakrën e Reçakut si një histori të trilluar nga ish-Ambasadori i OSBE-së, William Walker ka reaguar sërish Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinës.

Ajo ka ripërsëritur se retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë të së cilës jemi dëshmitarë kohëve të fundit lidhur me ngjarjet e vitit 1999 janë të papranueshme.

“Liria e shprehjes ka qenë prej kohësh parimi themelor i demokracisë. Ngjarjet e kësaj jave paraqesin edhe një rikujtim se sa i rëndësishëm është kthimi i Kosovës dhe Serbisë në tryezën e bisedimeve dhe të ripërqëndrojnë energjitë e tyre drejt së ardhmes duke normalizuar marrëdhëniet”, thuhet në deklaratë. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH