Aktualitet

Deklaratat e Ramës për abuzimet me të miturat, "shpërthen" Grida Duma

Shkruar nga Liberale
Deklaratat e Ramës për abuzimet me të miturat,

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma duke marrë shkas nga qëndrimi i kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit, Besa Shahini dje në Kuvend sa i përket abuzimit me 15-vjeçaren në Babrru thotë se sipas tyre fajin e ka gjithë bota, ndërsa kurrë nuk mbajnë përgjegjësi.

“Kjo qeveri i turret kujtdo për të zhvendosur vëmendjen, përçmon dhe gjen “armiq” kudo; në media, në shoqëri civile, tek familjet kudo ku dhunohet por veçse jo tek vetja.”, thotë Duma.

Mesazhi i Grida Dumës:

Sipas këtyre fajin e ka gjithë bota; e kanë gazetarët, dëshmitarët, denoncuesit, viktimat por kurrë këta që duhet ti mbrojnë; por kurrë këta që duhet të mbajnë përgjegjësi!

Kur vritet një fëmijë në landfildin e Bashkisë, kur kryepolici dhunon një grua publikisht, kur shkolla lan duart nga përgjegjësia për fëmijën që dhunohet nga mësues, kur përdhunohen fëmijë mendërisht dhe fizikisht brenda shkollës apo prej rojtarëve të llumit, fajin e kanë të gjithë por jo këta që nuk mbajnë përgjegjësi.

Pastaj i përdorin dhe për “filma” e i mallkojnë siç do tmerroheshin po t’ia mallkonin fëmijët e vet.

Përveçse deshton të sigurojë brenda ambienteve shkollore garanci për të mos abuzuar qeveria nuk reagon, as ndeshkon dhe as merr përgjegjësi.

Kjo qeveri i turret kujtdo per te zhvendosur vëmendjen, përçmon dhe gjen “armiq” kudo; në media, në shoqëri civile, tek familjet kudo ku dhunohet por veçse jo tek vetja.

Papërgjegjshmërinë e kanë kthyer në rregull!

Duhet dhe do t’i largojmë sa me parë! /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH