Showbiz

Deklarata shokuese e gazetarit: Chatbot u përpoq të prishte martesën time

Shkruar nga Liberale

I lançuar në nëntor 2022, aplikacioni ChatGPT AI thuhet se do të sjellë po aq ndryshime sa edhe interneti. E sigurt është se tashmë ka arritur të bëhet temë e njohur diskutimi. Në fakt, disa incidente pothuajse rrëqethëse çuan në rishikimin e funksionimit të tij.

Për shembull, kur një reporter i "New York Times" eksperimentoi me chatbot-in e Microsoft-it (në motorin e kërkimit Bing), ai përfundoi duke pasur një bisedë dy-orëshe ku, sipas dëshmisë së vetë redaktorit, Kevin Roose, “ajo më tha emrin e saj të vërtetë (Sydney), përshkroi në detaje fantazitë e errëta dhe të dhunshme dhe u përpoq të prishte martesën time. Ishte me të vërtetë një nga përvojat më të çuditshme të jetës sime”.

Në një rast tjetër, një përdorues pyeti për oraret e shfaqjes së filmit të ri 'Avatar: The Way of Water'. Chatbot këmbënguli se nuk ishte ende në kinema, dhe kur përdoruesi sqaroi se ishte tashmë jashtë, AI shkoi në sulm, duke e siguruar atë se "Unë jam këtu për t'ju ndihmuar", "Unë jam një Bing i mirë". Situata u përshkallëzua më tej kur ai filloi ta quante përdoruesin “irracional” dhe “kokëfortë”.

Pamjet e tjera të ekranit tregojnë kërcënime shantazhi nga biseda, si dhe pretendime të pabazuara se po monitoron punonjësit e Microsoft përmes kamerave. Edhe pak, dhe ai do të bëhet lideri i mafies.

Ngjarje të tilla mërzitën Microsoft-in, i cili duket se e ka kuptuar se aplikimi i tij ka nevojë për të paktën disa seanca psikoterapie. Tani për tani, ai ka vendosur të kufizojë pyetjet që ne bëjmë në chatbot në 50 në ditë dhe 5 për bisedë.

Në skenarin distopian të tipit "Black Mirror" që po jetojmë, le të shtojmë shkarkimin e inxhinierit të Google, Blake Lemoine, i cili pretendoi se modeli i ri i inteligjencës artificiale ka ndjenja. Ajo që është e sigurt, megjithatë, është se ai sillet sikur i ka ato - dhe në të vërtetë sikur ka më shumë vështirësi se sa njerëzit për t'i kontrolluar ato./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH