Aktualitet

Deklarata e Vuçiç: E duam edhe Kosovën në Mini Shengenin Ballkanik

               Publikuar në : 20:17 - 08/11/19 liberale

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë në Gjenevë se për Serbinë është shumë e rëndësishme heqja e pengesave për lëvizjen e mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve në rajon.

Gjatë ditës së sotme, Vucic mori pjesë në në Forumin e Davosit për Dialogun Strategjik mbi Ballkanin Perëndimor ku tha se dëshiron të shohë Prishtinën, Podgoricën dhe Sarajevën në Minishengen.

“Disa do të thonë që Serbia po e përdor këtë sepse nuk dëshiron ta shohë Prishtinën në atë grup, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Është shumë e rëndësishme për ne dhe duam të shohim si Prishtinën, ashtu edhe Podgoricën e Sarajevën në atë iniciativë, por vendimi varet nga ata”, tha Vuçiç.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back