Showbiz

Deklarata e Luizit për ndihmën që i dha, flet për herë të parë Benet Beci

Shkruar nga Liberale
Deklarata e Luizit për ndihmën që i dha, flet për herë

Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar të Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka folur në emisionin "Open", të gazetares Eni Vasili për banorin e Big Brother Vip, Luiz Ejlli.

Disa ditë më parë këngëtari foli për ndihmën e dhënë nga ai në një moment të vështirë të jetës së tij, duke e punësuar kur ishte në krye të KESH.

“Ndonjëherë ndodh që ti mund të bësh shumë ndere dhe kam punuar shumë. Gjendet një mënyrë për ta kthyer nderin. Kjo është një mënyrë që të vjen fare papritur. Jam mirënjohës që ai është mirënjohës. Ai është një djalë i mirë i cili ka qenë dhe e ka justifikuar atë punë që ka bërë”, tha Beci.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH