Aktualitet

Deklarata e fortë e Ilir Metës në takimin me Ambasadoren Ursula Gacek

Shkruar nga Liberale
Deklarata e fortë e Ilir Metës në takimin me Ambasadoren Ursula

Ditën e sotme President i vendit Ilir Meta ka pritur në presidencë Ambasadoren Ursula Gacek, drejtuese e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021. Presidenti ka bërë një deklaratë të fortë në takimin me Ambasadoren të cilën e ka pasqyruar në platformën e tij në Facebook.

"Theksova se, do të ndalim me çdo kusht dhe mjet, që presioni i krimit dhe shantazhi mbi qytetarët të minojë zgjedhjet, të shkatërrojë demokracinë dhe të ardhmen europiane." - deklaroi Meta duke e vendosur edhe më parë theksin tek ruajtja e zgjedhjeve nga forma presioni të ndryshme.

POSTIMI I PLOTË

Prita sot, me kërkesën e saj, Ambasadoren Ursula Gacek, e cila drejton Misionin e Vëzhgimit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021.

I përcolla Drejtueses së Misionit, vendosmërinë dhe përkushtimin tim të palëkundur për të garantuar, që qytetarët të shprehin lirshëm dhe pa u cënuar, vullnetin e tyre të plotë në votim.

Theksova se, do të ndalim me çdo kusht dhe mjet, që presioni i krimit dhe shantazhi mbi qytetarët të minojë zgjedhjet, të shkatërrojë demokracinë dhe të ardhmen europiane.

E informova Ambasadoren dhe Kryetaren e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR, për nismën time transparente për mbrojtjen e zgjedhjeve të 25 prillit duke ju krijuar mundësinë të gjithë qytetarëve të denoncojnë me kurajo dhe pa hezitim të gjitha presionet, shkeljet dhe parregullsitë, që synojnë tjetërsimin e vullnetit të tyre.

Shpreha gatishmërinë për bashkëpunim të plotë për të siguruar paprekshmërinë e zgjedhjeve dhe të vullnetit të sovranit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH