Aktualitet

Deklarata e Abazoviç: Ata që “kishin ndërmend të më hiqnin qafe” të përshpejtojnë

Shkruar nga Liberale
Deklarata e Abazoviç: Ata që “kishin ndërmend të

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka kërkuar nga Prokuroria Speciale e Shtetit që të hetojë shkrimin e Mportalit të Podgoricës se ka marrë telefona të koduar përmes një prej grupeve kriminale në Ballkan.

“I bëj thirrje Prokurorisë Speciale të Shtetit që të hetojë të gjitha akuzat e mjegullta që lidhen me emrin tim”, është shprehur ai.

Gjithashtu tha se është në dispozicion të autoriteteve shtetërore për të gjitha sqarimet, dhe ata që siç shprehet ai “kishin ndërmend të më hiqnin qafe” të përshpejtojnë.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH