Showbiz

Degradon sherri për 5 mijë eurot, Luiz Ejlli i përgjigjet sërish Ronaldo Sharkës, pasi pretendoi se i çori ‘maskën e madhështisë’

Shkruar nga Liberale
Degradon sherri për 5 mijë eurot, Luiz Ejlli i përgjigjet

Përplasja në distancë mes Luiz Ejllit dhe Ronaldo Sharkës duket se ka 5 mijë euro. Shkon edhe më tej, teksa këngëtari ka reaguar pas një video të publikuar në Instagram nga Ronaldo Sharka i cili tha se Luizi i kishte premtuar 5 mijë euro për funeralin e babit të tij.

Pas kësaj Luizi postoi një foto të tijën duke vendosur emojin e një fluture (siç e quante ai Ronaldon “Madam Butterfly”) dhe postimin e shoqëroi me këngën e Capital T “U bo vonë”.

Më pas publikoi një fragment nga momenti kur i kishte premtuar Ronaldos 5 mijë euro, duke i thënë se nëse e fitonte ai “Big Brother” do i jepte shumën në fjalë, por jo për funeralin e babait të tij, siç pretendon Ronaldo Sharka.

Ronaldo nga ana tjetër, iu kundërpërgjigj me një video të këngës së Eugent Bushpepës, ‘Maska e madhështisë’.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH