Aktualitet

“Defender Europe 23”/ 22 mijë trupa zbarkojnë në Kosovë, Kurti: Ngjarja më e madhe ushtarake që ka ndodhur ndonjëherë

Shkruar nga Liberale
“Defender Europe 23”/ 22 mijë trupa zbarkojnë në

Në Prishtinë nisi stërvitja më të madhe ndërkombëtare “Defender Europe 23”, ku marrin pjesë 25 vende të NATO-s me mbi 22 mijë trup ushtarakë.

Ceremonia prezantuese u zhvillua në Sheshin Skënderbej.

Pjesë e kësaj stërvitje do të jenë edhe dy regjimente të Forcave të Sigurisë së Kosovës, që do t’i bashkohen Task Forcës së Jugut të Republikës së Shqipërisë.

Nën udhëheqjen amerikane, stërvitja që do të zhvillohet në fshatin Babaj të Bokës të Gjakovës, ka për qëllim rritjen e ndërveprueshmërisë mes partnerëve si dhe gatishmërinë operacionale të NATO-s për të reaguar në rast kërcënimi ndaj kontinentit të Evropës.

Në ceremoninë e hapjes së ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe ’23”,  morën pjesë presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se ushtrimi ndërkombëtar “Defender Europe ’23” është një simbol i vendosmërisë kolektive për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin në një botë, që po sfidohet vazhdimisht. Osmani këtë ushtrim e ka quajtur si historik për vendin, veçanërisht për ushtrinë më të re në kontinentin e evropin, për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti ka theksuar se ushtrimi “Defender Europe 2023”, është ngjarja më e madhe stërvitore ushtarake që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë.

“Mbi 1 mijë e 300 ushtarak të forcave tona do të ekzekutojnë detyra stërvitore e ushtarake. Ju siguroj që do të vazhdoni të keni mbështetjen e qeverisë dhe institucioneve të shtetit në ngritje dhe zhvillim profesional”, tha Kurti.

Ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj derisa ka treguar për punën që kanë zhvilluar, është shprehur se rrugëtimi i Kosovës është i qartë, antarësimi në NATO, për të cilin ka thënë se janë duke punuar vazhdimisht.

“Republika e Kosovës do të ketë mbi 1 mijë e 300 ushtarak, do të jemi vendi i katërt me më së shumti ushtarak që do jenë pjesëmarrës. Rrugëtimi ynë është i qartë, destinacioni ynë është një dhe i vetmi, antarësimi në NATO”, ka thënë Mehaj.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier është shprehur i lumtur që FSK është një ndër kontribuesit më të mëdhenj.

Pas ceremonisë, qytetarët kanë pasur mundësinë shohim nga afër një pjesë të njësive, pajisjeve dhe automjeteve të ushtrisë së vendit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH