Aktualitet

“Defender Europe 2021”/ Rama: Moment historik për Shqipërinë

               Publikuar në : 10:32 - 04/05/21 liberale

Kryeministri Edi Rama në fjalën para përfaqësuesve të NATO në stërvitjen “Defender Europë 2021” vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe aleancës.

Sipas kryeministrit Rama, Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë në krah të SHBA dhe NATO-s, që sic tha ai nga pikëpamja numerike nuk i ofron shumë.

Gjatë fjalës së tij, Rama përmendi frazën që ia thotë çdo të huaji, se pasi të largohen nga Shqipëria, do të duan të rikthehen sërish në vendin tonë.

Unë dua shumë të besoj që pas zbarkimit tuaj në Shqipëri edhe ju do t’ju ndodhë ajo që i ndodh të gjithëve kur vijnë në Shqipëri. Që do të doni të riktheheshin përsëri në Shqipëri.

Shqipëria nuk është një vend i këshilluar për të ardhur për shkak të steriotipave që e pengojnë marrëdhënien e saj me botën, por Shqipëria është një vend që kush vjen, dëshiron të kthehet përsëri. Unë kam dëshirë dhe besim që kjo do të ndodhë edhe me ju.

E fundit që dua të them është se besoj që ajo çka ne të gjithë duhet të mbajmë është detyrimi për ti përcjellë gjeneratave të tjera këtë amanet kaq të rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë, por edhe për të ardhmen e botës që kemi zgjedhor, botës së popujve që duan të jetojnë në liri dhe demokraci, amanetin e kësaj marrëdhënie strategjike për lirinë dhe demokracinë jo vetëm të Shqipërisë por gjithë botës, duke investuar bashkë që të bëjmë shumë për brezin e ri dhe ti japim brezit të ri mundësinë që të mund të edukohet qysh në krye të herës me standardet e larta ta NATO-s.

Është një moment historik për ne, na mbush me krenari dhe ne do qëndrojmë krah për krah jush si një vend që ndoshta nga pikëpamje numerike nuk i ofrojmë shumë kësaj aleance, por nga vlerat ne duam të jemi më të denjë dhe më të vyer brenda kësaj aleance”, u shpreh kryeministri.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back