Politikë

DEFENDER 23/ Peleshi: Shqipëria luan një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme

Shkruar nga Liberale

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar sot nisjen e stërvitjes së përbashkët shumëkombëshe "DEFENDER 23" drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA.

Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, Peleshi sqaron se përmes kësaj stërvitjeje të përbashkët do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s.

Ministri thekson se Shqipëria, si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme.

Postimi i plotë i Niko Peleshit 

????DEFENDER 23????

Nis stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s.

Shqipëria, si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme. Krenarë për këtë rol, duke treguar mbështetjen dhe angazhimin tonë maksimal për të gjithë ushtarakët dhe personelin që janë pjesë e këtij misioni të rëndësishëm. Bashkëpunimi dhe mbështetja jonë, thelbësore për paqen dhe stabilitetin në rajon. ????? #Defender23

———

????DEFENDER 23????

Ready for DEFENDER 23, the joint multinational training exercise led by the US European Command, where the interoperability capabilities of the United States with NATO allied and partner militaries will be demonstrated. Albania, as a reliable partner and a strategic junction to the regional security, will play a crucial role in this exercise.

Proud of this collaboration, showing our maximum support and commitment to all the military and civilian personnel involved in this important mission. Our cooperation and support are essential for maintaining peace and stability in our region. ????? #DEFENDER23

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH