Life Style

Dedektivja: Gratë e biznesmenëve dyshojnë për tradhti, por zbulojnë..

               Publikuar në : 20:47 - 26/06/20 liberale

Dedektivja Shkënda Lili e ftuar në emisonin “Ditë e Re” në RTV Ora, ka treguar se i vijnë raste nga më të ndryshmet për t’i investiguar. Ajo tregoi se ka raste kur gratë e biznesmenëve, të cilët nuk iu kushtojnë më vëmendje apo nuk kujdesen për to, dhe lind dyshimi se këtu ka tradhti, por në të vërtetë dalin probleme të tjera.

“Femra kur vjen, vjen për faktin e dyshimeve, por në fakt meshkujt që janë biznesmenë mund të kenë edhe problemet e tyre, janë të stresuar me punën dhe nuk është i përkushtuar ndaj partneres e familjes, por kjo nuk do të thotë se ai ka apo e tradhëton. Mund të ketë një stres punë që nuk po e duron dot veten jo më të tjerët.

Ka pasur raste që më ka rezultuar diçka tjetër, ose diçka më keq sesa stresi i punës dhe kur unë i them shiko se nuk ka tradhëti, ka këtë gjë tjetër. E më thonë, jo nuk e ke parë mirë. Kam arritur, e kam marrë klienten dhe me vete për t’ja vërtetuar që nuk është ajo që mendon ti”, shprehet dedektivja.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back