Aktualitet

Dëbimi i mbështetësit të Gylen, reagon Policia

Shkruar nga Liberale
Dëbimi i mbështetësit të Gylen, reagon Policia

Pas reagimeve të shumta nga ana e Partisë Demokratike, në lidhje me ekstradimin e shtetasit turk, ka reaguar edhe Policia e Shtetit.

42 vjeçarim Harun Çelik, një mësues turk, mbështetës i Fethullah Gylen, kundërshtarit më të madh të Presidentit të Turqisë, Recep Tayip Erdogan është deportuar ditën e djeshme kundër dëshirës së tij.

Burime nga policia deklaruan për gazetaren Dorjana Bezat se 42-vjeçari është deportuar në Turqi pas vuajtjes së dënimit në Shqipëri për veprën penale përdorim i dokumenteve të falsifikuara.

Para 6 muajsh ai ka tentuar të kalojë nga pika e kalimit kufitar të Rinasit me dokumente kanadeze.

“Për këtë veprim ai është dënuar me 5 muaj burg. Pas përfundimit të dënimit ligji shqiptar parashikon që shtetasit e huaj të deportohen në vendin e tyre”, thanë burime nga policia për gazetaren Bezat, raporton “BalkanWeb”.

Burimi Balkanweb

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH