Aktualitet

Dëbimi i dy diplomatëve iranianë nga Shqipëria, Cakaj tregon arsyen

Shkruar nga Liberale
Dëbimi i dy diplomatëve iranianë nga Shqipëria, Cakaj tregon

Ministri në detyrë, Gent Cakaj ka lajmëruar shpalljen non-grata të dy diplomatëve iraninanë në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Cakaj shkruan se dy diplomatëve iu kërkua largimi i menjëhershëm nga Shqipëria për shkak se "të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike".

"Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur sot, që përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, z. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe z. Seyed Ahmad Hosseini Alast, të shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Dy përfaqësuesëve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë", shkruan Cakaj./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH