Aktualitet

Debati për reformën zgjedhore, reagon OSBE-ODIHR

               Publikuar në : 15:28 - 16/09/20 liberale

Zyra e OSBE-ODIHR në Varshavë i është përgjigjur interesimit të News 24 në lidhje me debatin për reformën zgjedhore.

E pyetur nëse do jepnin një opinion sa i takon debatit mbi listat e hapura dhe koalicionet, ODIHR thekson:

“Siç e dini, ODIHR mbështeti punën e Komisionit Parlamentar Ad Hoc dhe Këshillit Politik këtë verë para se të miratoheshin ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të mbështesim Këshillin dhe të shohim përpara për të marrë detaje nga zhvillimet e punimeve në Këshill, mbi aktivitetet e tij dhe se si mund të jemi një ndihmë praktike”.

Burimi: News 24

Tags:


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back