Showbiz

Debat mes moderatores dhe konkurrentit të Për’puthen: Njerëzit si puna jote i “varrosni’ çdo ditë vajzat me gjykime

Shkruar nga Liberale
Debat mes moderatores dhe konkurrentit të Për’puthen:

Ka shpërthyer debati mes moderatores Aulona Musta dhe një nga konkurrentet e emisionit të dashurisë Për’puthen.

Teksa po komentonin takimin e Enisës ku kjo e fundit ka treguar se ka një vajzë, një nga konkurrentet i drejtohet duke i thënë: Boll e përdore fëmijën për “show”.

Ka mjaftuar ky koment që moderatorja të shpërthejë ndaj të riut duke i thënë që ai nuk gëzon asnjë të drejtë të përmend vajzën e saj apo edhe ta gjykojë për mënyren si zgjedh të shfaqet në ekran.

Aulona shprehet:

Kush je ti!? Ti dhe njerëzit si puna jote i “varrosni’ çdo ditë vajzat me gjykime.

Ti nuk ke asnjë të drejtë të thuash ato fjalë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH