Aktualitet

Debati mes Grida Dumës dhe Ngjelës: Mbaje gjuhën brenda

               Publikuar në : 11:00 - 16/04/19 Liberale

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma është përplasur me avokatin Spartak Ngjela në emisionin Open në Top Channel.

Debati më poshtë:

Grida Duma: Unë nuk di se çfarë ta quaj antropologjisht këtë zotërinë që flet për kafkat e të tjerëve…

Spartak Ngjela: Je me maskë

Cila maskë? Maskë letër, që ke vendosur imazhin e kryeministrit? Apo maska kundragaz? Kush është maskë?

Po le moj , si kujton… janë me maska në fytyrë

Nëse ti zotëri ke tre maska për të bërë politikë, një herë kur s’të del me partinë tënde, një herë kur s’të del me PD, një herë me dikë tjetër… kjo maskë jote është një maskë shumë më e rrezikshme se maska letre e cila demaskon një kryeministër

Zonjë të këshilloj një gjë, duhet ta mbash gjuhën brenda dhëmbëve
Mbaje ti, se unë ty nuk të lejoj kurrë që të dalësh madh dhe të thuash që njoh ato kafka dhe janë të paguara. Ti kafkat e paguara nuk e thua dot në prezencën time.
Po janë të mbuluara, zonjë janë të paguara

Maskë është gjë tjetër dhe kafkën nuk e njeh ti. Ti i gjithëdijshëm mund të jesh për dikë tjetër jo për mua
Eeee jepi jepi, vazhdo jepi. Vazhdo analizën

Nuk kam çfarë jap unë se ti ke dalë jashtë rendit dhe i ke dhënë më shumë seç duhet, dhe ndoshta i ke djegur motorët e tu. Nga ana tjetër askush nga amerikanët nuk i zbret avionit dhe të vijë poshtë pallatit tënd, që bën të gjithëdijshmin për të treguar se kush është strategjia amerikane dhe po na krahason me Hong-Kongun. Çështja është që vetëm të bësh zhurmë që të dëgjohesh…
Jo, fjalët pa lidhje janë zhurmë

Pa diskutim, dhe më imagjinare dhe abstrakte seç i ke ti, nuk i ka pasur ndokush në historinë e opinionit
Mirë mirë jepi… ke ardhur të flasësh për mua apo me mua?
Kam ardhur të flas për gjërat që qëndrojnë dhe mos të lë asgjë që nuk qëndron…
Me mua ruaju mirë, nuk ke të drejtë të flasësh për mua
Unë kam të drejtë të flas për argumentin që përdor, për subjektivizmit e tu dhe për sharjet dhe fenomenet e shëmtuara që ti inicion nga fjala që thua
Argumenti është: janë të maskuar… mirë, mirë…

Jo vetëm që nuk janë të maskuar zotëri, po ata vijnë aty pikërisht sepse nuk kanë asnjë shpresë dhe asnjë pagesë nga një punë normale që e kërkojnë çdo ditë. Jo vetëm që nuk janë të paguar, por kur janë në gjendje invalidësh, papunësi ekstreme, familje në mjerim, sot ti nuk mundësh tu japësh asnjë minimale llogaridhënie, pse nuk marrin asistencë apo jo
Nuk fshihet fytyra zonjë… ehuuu

Sa i përket kulturës për protestave merr lexo një cik më shumë që të fillosh të bësh spekulime të tjera, që të kuptosh që kudo në botë maskat kundragaz dhe ato që janë simbolike për të treguar fytyrën e kryeministrit, janë gjëja më normale dhe më paqësore dhe më perëndimore, në çdo protestë
Ndërhynë Eni Vasili: Të mos e kthejmë në një debat personal, Duma cili ishte qëllimi, të hynit në Parlament?

Grida Duma: Zonja Vasili ju siguroj për një gjë, dhe këtë jua siguroj plotësisht. Nuk ka asnjë vështirësi për një turmë dhjetëra mijëra apo qindra mijëra, të hyjë brenda. Të siguroheni për këtë. Në rast se opozita shqiptare, PD, do të kishte pasur qëllim që të inicionte apo të motivonte dhe shtynte turmën për të hyrë në institucion, ju e harroni që bulevardi i mbushur nga Skënderbeu deri tek Nënë Tereza, e ka vështirë të hyjë në institucione./ Gazeta Liberale

Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *