Aktualitet

Debate te ‘Ligjet’ për virusin, Xhafaj: Të ashpërsohen masat për vaksinimin e qytetarëve. Ja si përgjigjet Tomini

Shkruar nga Liberale
Debate te ‘Ligjet’ për virusin, Xhafaj: Të

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, gjatë fjalës së mbajtur në Komisionin e Ligjeve, ku po diskutohet mbi ratifikimin e marrëveshjes së arritur mes Këshillit të Ministrave dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës për mbështetjen pandemisë, foli dhe në lidhje me situatën epidemiologjike në vend. Tomini u shpreh se gjendja shfaqet e qëndrueshme dhe incidenca e infektimeve gjatë katër javëve të fundit mbetet e qëndrueshme dhe e ulët.

“Shqipëria siç e dini dhe ju ka 21 muaj që është në një përballje prej me Covid-19, me një situatë epidemiologjike të kontrolluar dhe relativisht një trend i qëndrueshëm për më shumë se 4-5 javësh. Deri tani në Shqipëri janë konfirmuar 201 730 raste dhe numri total i humbjeve të jetës është 3110.

Gjatë javës së fundit e krahasuar me një javë precedente kemi një incidencë 1 javore më të ulët në nivele shumë të ulta. Për sa i përket numrit të dozave të aplikuara në Shqipëri kemi mbi 1 milion e 70 mijë individë të vaksinuar me një dozë dhe me të dyja doza 969 138 mijë persona. Jemi në nivelin e 47.3% mbulesë vaksinale për një doza, dhe në nivelin 42.5% për dy doza”, tha Tomini.

Gjatë diskutimeve në Komision, ishte deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, ai i cili kërkoi marrjen e masave të detyruese për vaksinimin e qytetarëve dhe kërkoi nga zëvendësministrja nëse legjislativi duhet të bëjë ndonjë gjë në lidhje me këtë çështje.

“Çfarë duhet bërë për ta përmirësuar, a ka nevoje për masa më të ashpra për t’u vaksinuar qytetarët? Duke qenë se unë i përkas kësaj qasjeje, çfarë mund të bëjë Kuvendi për ta mbështetur këtë proces për të rritur mbulesën vaksinale?”, tha Xhafaj.

Zv. ministrja Tomini u shpreh se masat shtrënguese vlerësohen nga Komiteti i Ekspertëve në varësi të situatës së shifrave dhe janë ata më pas, të cilët marrin vendimet për masat shtrënguese, ashtu sikurse vendosën për vaksinimin e detyruar të administratës publike dhe punonjësve të supermarketeve.

“Është shumë e vërtetë ajo që ju shprehët. Sigurisht që ne kemi pritshmëri më të larta për sa i përket vaksinimit të popullatës, jo vetëm popullatës target aktualisht dhe për ta zgjeruar, përfshirë dhe dozën e tretë. Ne aktualisht kemi një përthithje të mirë të dozës së tretë. Pasi individët që e kanë kaluar 6-mujorin kanë një tendencë për ta bërë dozën e tretë. Duhet të dëgjohet zëri i ekspertëve për të mundur dyzimet që qytetarët mund të kenë mbi vaksinën. Duhet të vijohet komunikimi me grupet e riskut në terren. Komiteti i Ekspertëve parashtroi një shtrëngim të masave për administratën publike dhe punonjësit që janë në komunikim të vijueshëm me popullatën siç janë punonjësit e supermarketeve dhe hipermarketeve. Është dhënë një periudhë kohore deri në datën 4 janar për paraqitjen e certifikatës së vaksinimit për administratën publike por edhe për punonjësit e këtyre dy shërbimeve. Duhet të theksohet se edhe vendet evropiane në sajë të asaj mbulese vaksinale që janë në saj të Green Passit dhe masave detyruese.

Komiteti Ekspertëve ka vlerësuar se sistemi shëndetësor nuk ka rënë në asnjë moment në kolaps, por sigurisht e mbështesin atë që thatë ju”, tha Tomini.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH