Aktualitet

Debat publik me Ramën? Basha: Kërkesën e ka prej 2006, por ka frikë

Shkruar nga Liberale
Debat publik me Ramën? Basha: Kërkesën e ka prej 2006, por ka

Në bashkëbisedimin me gazetarët, ku sërish i kërkoi kryeministrit Edi Rama të zbatojë planin me 5 pika për rimëkëmbje nga kriza, kryedemokrati Basha tha se kreu i qeverisë gënjen kur thotë se nuk e njeh këtë plan.

“Gënjen si derr, sic e shikoni kur është puna për karagjozllëqe, se kështu e ka shtyrë për 22 vjet, rri me laps në dorë, e merret me lapsuset e mia. Nuk është e vërtetë që se ka dëgjuar planin.” tha Basha, ndërsa iu përgjigj interesit të gazetarëve nëse do të pranonte një debat publik me Ramën.

“Sa për mua ua kam thënë, kërkesën e ka prej 2006, po njeriu që ka frikë edhe nga fjala brenda partisë së tij, nga fjala ime e ka tmerr”, u shpreh Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH