Aktualitet

Debat mes Bashës dhe ambasadores? Yuri Kim: Ja pse e thërras "Luli"

Shkruar nga Liberale
Debat mes Bashës dhe ambasadores? Yuri Kim: Ja pse e thërras

Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim ka sqaruar sot se pse e thërret kreun e Partisë Demokrarike, Luli dhe jo Lulzim.

Ajo ka hedhur poshtë zërat për një debat me kryedemokratin, duke sqaruar se e thërret ‘Luli’ pasi janë kolegë dhe miq.

"Kjo është e pakuptimtë. Ai më quan “Yuri” dhe unë e quaj “Luli”. Pse? Sepse ne jemi kolegë dhe miq.”, shkruan Yuri Kim në Twitter.

Ndërkohë që gazetari i njohur Çim Peka ka thënë më herët se “ka pasur një bisedë të fortë nga kryetari i opozitës Basha dhe ambasadores amerikane, Yuri Kim.

Bisedë me tonë shumë të ashpra. Burime e mia bëjnë me dije se zoti Basha i ka bërë me dije ambasdores se ‘unë nuk jam Luli Basha, por jam kryetari i opozitës. Nëse vazhdoni të jeni në lojë me Ramën, vazhdoni me të’.

Një bisedë e ndërtuar me shumë si pretencë. Vetëm pas kësaj bisede kemi takimin me Këshillin Politik. Opozita dje bëri një ofertë për takim. Deri në momentin e kësaj telefonate nuk ka pasur asnjë axhendë për takim". /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH