Showbiz

Dea Mishel i habit të gjithë: Luizi po nxit njerëzit të më urrejnë, më tha se do të shaj

Shkruar nga Liberale
Dea Mishel i habit të gjithë: Luizi po nxit njerëzit të

Dea Mishel Hoxha, e shqetësuar, tregoi se sulmet e fansave të Luizit vazhdojnë edhe pas mbarimit të Big Brother Vip, por për më tepër tha se këngëtari i nxit ata që ta urrejnë.

“Doja t’i thoja publikisht që të përpiqet që këta ndjekës që i ka kaq të zjarrtë, dhe shumë mirë që i ka dhe ti shtohen sa më shumë, t’i udhëzojë që të jenë sa më të dashur dhe më pozitivë”, e ka këshilluar ajo në një deklaratë të drejtpërdrejtë nga studioja e “S’e Luan Topi” për Luiz Ejllin.

“Jam prekur se unë këtë gjë e kam pasur që nga Big Brother, kam pasur një përplasje me Luizin për shkak të një nominimi që për mua ka qenë vetëm lojë. Dhe nuk kam menduar që kjo gjë do të vazhdojë edhe jashtë. Dhe kur ka vazhduar edhe në koncertin që ka pasur, edhe në Shkodër që nxiti një turmë me njerëz që të më urrenin mua, dhe më pas edhe LIVE. Më vjen shumë keq që situata duhet të shkonte kështu personalisht. Por kam dashur ta flas”, është shprehur Dea Mishel.

Ajo tregon një situatë që i ka ndodhur me Luzin.

Dea Mishel: Patëm në moment që e takova dhe më tha do të shaj prap.

Si ia bëni kur jeni bashkë?

Dea Mishel: E kam shmangur.

Ai tenton të flasë, të afrohet?

Dea Mishel: Herën e fundit qe tentoi më tha do të shaj prap kështu që…

Mos ka qenë shaka batutë, se e njohim Luizin që është i batutës.

Dea Mishel: Jo s’ka qenë batutë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH