Sport

De Rossi dështon në aventurën e parë si trajner i skuadrës italiane, ja kush e zëvendëson

Shkruar nga Liberale
De Rossi dështon në aventurën e parë si trajner i

Ish-kapiteni i Romës, Daniele De Rosi, duket se ka dështuar në aventurën e parë si trajner i skuadrës së SPAL-it në Serinë B, italiane.

Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga Italia, bëhet me dije se De Rosi është shkarkuar nga SPAL-i teksa në orët në vijim pritet të vijë edhe zyrtarizimi. Vendimi për shkarkimin e tij është marrë tashmë dhe fatale ka qenë humbja dy ditë më parë përballë Venecias.

Xhanluka Di Marcio bën me dije se drejtuesit e SPAL-it kanë gjetur edhe trajnerin e ri, që do të jetë Masimo Odo, ish-mbrojtësi i Milanit, Lacios, Bajern Mynih etj. 46-vjeçari, ish-kampion bote me Italinë, në karrierën si trajner ka drejtuar ekipe si Peskara, Udineze, Krotone, Peruxhia dhe së fundmi Padova.

Të martën pritet që në qytet të mbërrijë presidenti, Joe Tacopina, për të zyrtarizuar shkarkimin e De Rosit dhe prezantuar Odon.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH