Aktualitet

De Biasi mesazh shqiptarëve: Guxim dhe shumë forcë reagimi!

Shkruar nga Liberale
De Biasi mesazh shqiptarëve: Guxim dhe shumë forcë reagimi!

Shqipëria po kalon momente paniku. Një tërmet 6.4 ballë i shkallës Rihter tronditi vendin rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm (26 nëntor). Të shumtë janë pasojat, teksa deri më tani raportohet për 18 të vdekur.

Ndërkohë, ish trajneri i kombëtares shqiptare, i cili bëri historinë në krye të kuqezinjve, Gianni De Biassi, përmes një statusi në rrjetet sociale ka vendosur t’i qëndrojë pranë dhimbjes që po kalojnë shumë familje shqiptare.

“Me gjithë zemrën time shpreh afërsinë, dhimbjen time, për viktimat dhe për të gjithë popullsinë e goditur nga tërmeti në Shqipëri. Shpresoj shumë që të ktheheni në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe se ka një ndihmë thelbësore për njerëzit që kanë humbur shtëpinë e tyre! Ngushëllime për ata që kanë humbur të dashurit në këtë përvojë të dhimbshme. Guxim dhe shumë forcë reagimi. Forconi Shqipërinë,” shkruan De Biasi në rrjetin social “Facebook”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH