Aktualitet

Dautaj flet për ofertën e Ramës: Të ulemi për dialog sa më shpejt

Shkruar nga Liberale
Dautaj flet për ofertën e Ramës: Të ulemi për dialog sa

Sokol Dautaj, Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve të Ballshit deklaroi se për shkak të kushteve të vështira ekonomike në të cilat ndodhen punonjësit e rafinerisë së naftës, janë detyruar të pranojnë ofertën e kryeministrit Rama për mbështetje financiare.

Dautaj në një deklaratë për mediat u shpreh se ndihma që i ka ofruar Rama është mes pagës minimale dhe pagës ndërmjetëse. Ai bëri thirrje që të ulen në dialog një orë e më parë.

Kreu i Sindikatës u shpreh i gatshëm që për problemin e pagave të prapambeturatë vijojnë rrugën gjyqësore, madje deri në Strasburg.

Ndër të tjera Dautaj tha se iu ishte mohuar asistenca sociale dhe që prej 11 muajsh merrnin vetëm premtime false./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH