Kryesore

Datë e re për bisedime me Serbinë në SHBA? Hoti përgjigjet i prerë

               Publikuar në : 12:23 - 03/07/20 liberale

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se është në koordinim me ambasadorin Grenell për të zhvilluar një takim të dytë në Uashington, pas refuzimit të atij të 27 qershorit.

Ai tha se në këto diskutime, ku e pranishme do të jetë edhe pala serbe, Kosova hyn me njohjen reciproke dhe normalizimin të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Kosova ka institucione legjitime, kushtetuese të gatshme, që të marrin përgjegjësitë që i takojnë, jam në koordinim me ambasadorin Grenell. Do të ulemi shumë shpejt së bashku në një takim, për çështje politike të dialogut. Ne hyjmë për njohje reciproke dhe normalizimin të marrëdhënieve mes dy vendeve.”, tha Hoti.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back