Showbiz

Dasma kthehet në mort, 2 vëllezërit rrahin dhëndrin për vdekje

Shkruar nga Liberale
Dasma kthehet në mort, 2 vëllezërit rrahin dhëndrin për

Një dhëndër ka vdekur vetëm disa orë u martua me bashkëshorten e tij në Kaliforni. Dy vëllezër shkuan të paftuar në oborrin e shtëpisë së porsamartuarve ku po mbahej ceremonia dhe rrahën dhëndrin për vdekje me shkop bejsbolli.

Joe Melgoza u gjet me plagë të forta në kokë. Ai u dërgua në spital por nuk i mbijetoi goditjeve të marra. 30-vjeçari la pas bashkëshorten e tij pas vetëm disa orësh, Esther Bustamante Melgoza dhe vajzën 11-vjeçare.

Dy të dyshuarit për vrasjen brutale u identifikuan si vëllezërit Rony Aristides Castaneda Ramirez, 28 vjeç dhe Josue Daniel Castaneda Ramirez 19-vjeçare.

Sipas policisë vëllezërit nuk e njihnin Melgozan, por jetonin jo shumë larg banesës së familjes së bashkëshortes së tij, ku edhe po mbahej ceremonia martesore.

Ata u shfaqën në ceremoni të paftuar dhe filluan të ziheshin me disa të ftuar. Atyre iu kërkua të largoheshin dhe ata e bënë këtë gjë, vetëm për tu kthyer pak më vonë me një shkop bejsbolli. Melgoza u përpoq të ndeshej me dy sulmuesit po ata e qëlluan me shkop bejsbolli duke i shkaktuar vdekjen. Dy të ftuar të tjerë në dasmë morën plagë të lehta.

[gallery columns="1" size="full" ids="1112163,1112164,1112165,1112166"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH