Showbiz

"Dashuria është e bukur", Jennifer Lopez konfirmon martesën me Ben Affleck

Shkruar nga Liberale

Yjet e Hollivudit Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë martuar në Las Vegas. Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja, e cila tha se iu deshën 20 vjet durim për të rigjetur dashurinë.

"Ne e bëmë atë. Dashuria është e bukur. Dashuria është e mirë. Dhe rezulton se dashuria është e durueshme. Njëzet vjet durim," shkroi ajo në faqen e saj të internetit. Dasma vjen 17 vjet pasi ata anuluan fejesën e tyre të parë.

Lajmet për rikthimin e çiftit vitin e kaluar dhe shfaqja e tyre publikisht, ndezën mediat sociale.

Zyra e nëpunësit të qarkut Clark në Nevada, ku ndodhet Las Vegas, tregon në sistemin e saj të regjistrimit se Jennifer Lopez do të ndryshojë emrin e saj në Jennifer Affleck, shkruan BBC. Në faqen e saj të internetit OntheJLo shkruan se çifti kishte fluturuar për në Las Vegas të shtunën dhe ishte në radhë për një licencë martese së bashku me katër çifte të tjera.

“Kanë të drejtë kur thoshin të gjitha që ju duhet është dashuria”, ka shkruar ajo.

Dyshja u takuan në xhirimet e filmit 'Gigli' në vitin 2002, dhe u fejuan në 2003, por e ndërprenë atë vitin e ardhshëm, duke fajësuar "vëmendjen e tepërt të medias".

Megjithatë, që kur u rikthyen bashkë, ata kanë postuar rregullisht foto dhe video në internet nga pushimet romantike dhe momentet me familjet e tyre, duke i shtyrë fansat të riaktivizojnë nofkën e çiftit 'Bennifer'.

Gjatë kohës së tyre të ndarë, Lopez ishte fejuar disa herë dhe gjithashtu e martuar me këngëtarin Marc Anthony nga viti 2004 deri në 2014. Ata kanë dy fëmijë së bashku. Kjo do të jetë martesa e saj e katërt.

Ndërkohë Affleck ishte i martuar me aktoren Jennifer Garner nga viti 2005 deri në vitin 2018, dhe së bashku kanë tre fëmijë./Përshtati Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH