Aktualitet

Dashamir Shehi: Ka ardhur dita që Berisha dhe Basha të largohen

Shkruar nga Liberale
Dashamir Shehi: Ka ardhur dita që Berisha dhe Basha të largohen

Për Dashamir Shehin, Berisha dhe Basha nuk janë njerëzit e duhur për të drejtuar opozitën. Kreu i LZHK theksoi se i ka kërkuar Bashës që pas humbjes së zgjedhjeve të largohej pasi është humbës në katër procese zgjedhore.

“I kam propozuar që të largohet dhe pas 6 muajsh të bënim një kongres për rithemelimin e opozitës. Tani ujërat kanë rrjedhur ndryshe, Berisha ka hyrë në lojë por mendoj se nuk është zgjidhje për opozitën”, tha Shehi.

Sipas tij, Berishës nuk i mungon mbështetja por Basha ka prodhuar shumë armiq dhe në një garë të vërtetë brenda PD, sheh Berishën si fitimtar.

“Berisha në këtë betejë ka shumë armë. Po të bëhej një ndeshje e ndershme fiton Berisha dhe është më i zoti. me gjithë defektet ka prodhuar gjëra pozitive dhe ka mbështetje. Por ideja që opozita të ribashkohet pas 30 vitesh po me Berishën unë nuk e pranoj si ide”, tha ai.

Shehi thotë se diskutimi nuk është se kush mund të bëjë ndryshimin në PD, Basha apo Berisha. Sipas tij zgjedhjet lokale janë një mundësi për të krijuar lidera të rinj pasi janë emra që maten me votën e popullit kurse kryetarët e partive tha se maten me “votat e tifozëve”.

Ai e cilësoi gabim taktik afrimin e LSI në krah të opozitës në një kohë shumë të shkurtër pasi ishte larguar nga qeveria.

“LSI që deri në qershor ishte në pushtet dhe në shtator kthehet në opozitë është gabim taktikisht pasi thyen anën emotive të njerëzve që vijnë pas teje. U bashkuam taktikisht që ne jemi bashkë dhe Rama vetëm në fund doli e kundërta. Kjo është një nga gabimet e z. Basha dhe ka ardhur dita që ky zotëri të largohet”, përfundoi Shehi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH