Aktualitet

DASH: Themelimi i Asociacionit është kritik për të ardhmen e Kosovës

Shkruar nga Liberale
DASH: Themelimi i Asociacionit është kritik për të ardhmen e

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar në lidhje me takimin e së martës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiç të zhvilluar në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin bisedimet e liderëve në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE më 27 shkurt dhe mbështesin fuqishëm procesin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.

“Takimi i djeshëm ishte një hap i mirë përpara, por mbetet një punë e vështirë. Marrëveshja mbi aneksin e zbatimit është thelbësore për normalizimin sipas propozimit të BE-së”.

“Progresi drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur i integruar në strukturat euroatlantike”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH