Aktualitet

DASH: Shqipëria pak përpjekje për të penguar pastrimin e parave

               Publikuar në : 16:40 - 03/03/21 liberale

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin vjetor për pastrimin e parave, ndërsa e rendit Shqipërinë në vendet që bënë pak përpjekje për të penguar fenomenin e paligjshëm dhe krimet financiare.

“Shqipëria mbetet vulnerabël ndaj pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare”, shkruhet në raport.

DASH thekson se vendi ynë ka një ekonomi të gjerë të bazuar në para kesh dhe sektori informal, me remitanca të mëdha nga jashtë. “Të ardhurat kryesore gjenerohen nga krime si trafikimi i drogës, evazioni i taksave dhe kontrabanda”, thuhet më tej në raportin vjetor.

Gjithashtu theksohet se organizatat shqiptare të krimit të organizuar kanë lidhje me rrjete që operojnë në Europë dhe Amerikën e Jugut. Departamenti Amerikan i Shtetit saktëson se investimi në pasuri të patundshme dhe projekte të tjera biznesi janë ndër metodat më të përdorura për fshehjen e të ardhurave të paligjshme. Por, pavarësisht hetimeve të shumta për pastrim parash, mbetet i ulët numri i atyre që procedohen apo dënohen.

Në raport thuhet se reformat e vazhdueshme në drejtësi, përfshirë vetingun e gjykatësve dhe prokurorëve si dhe krijimin e njësive të specializuara policore për të shënjestruar krimet ekonomike dhe financiare, kanë përmirësuar perspektivën e Shqipërisë për të adresuar çështjen e pastrimit të parave.

Por, nënvizon se këto përpjekje pengohen nga kapaciteti i pakët i institucioneve të sapoformuar të drejtësisë dhe korrupsione i vazhdueshëm që minon sundimin aktual të ligjit.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back