Deklaratat e kryeministrit dhe ironitë e tij mbi dashurinë për alkoolin nuk e bëjnë të dal nga vetja.
Prej tri dekadash në politikë, Dashamir Shehi është krenar që drejt tij nuk është ngritur ndonjëherë akuza për çështje që kanë dëmtuar interesin kombëtar.
Kryeministri Rama në mënyrë të përsëritur e ironizoi prezencën e tij në tryezë për zgjidhjen e krizës.
Deklaron se është mësuar me këto qëndrime, por paralajmërimin ja bën të drejtëpërdrejtë kryeministrin kur bëhet fjalë për përballje politike, duke qenë kategorik kur bëhet fjalë për çështje personale.
Duke i kujtuar çdo gjë që ka pasur në dorë, Shehi shprehet i qetë kur tregon se zullumi më i madh që i kanë gjetur gjatë karrierës së tij është dëshira për alkoolin, duke kujtuar se kjo është edhe një traditë zakonore.
Një këshillë e ka edhe për Lulzim Bashën në mes të gjithë krizës politike. Rezoluta e Bundestagut gjerman sipas kreut të LZHK duhet të jetë udhërrëfyes për opozitën në funksion të zgjidhjes së krizës politike.
Opozita e bashkuar ka paraqitur edhe një platformë me 5 pika për reformën zgjedhore e cila në krye të saj kërkon ngritjen e një strukture me prezencë ndërkombëtare që të udhëheq ndryshimet në Kodin Zgjedhor. /abcnews.al