Aktualitet

DASH reagon për 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA- Shqipëri: Ne shohim drejt së ardhmes

Shkruar nga Liberale
DASH reagon për 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA- Shqipëri:

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar për 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.

DASH thekson se pavarësisht ndërprerjeve të këtyre marrëdhënieve gjatë shekullit të kaluar, dy vendet tona krijuan lidhje të forta, tejkaluan konfliktet dhe vështirësitë dhe u shfaqën si aleatë dhe miq të ngushtë.

“Me këtë histori në mendje, ne shohim drejt së ardhmes dhe gjithçkaje që mund të arrijmë së bashku në shekullin e ardhshëm. Në rrënjët e dy kombeve tona është përkushtimi i përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe përparimit ekonomik, të cilat janë themeli i këtij partneriteti të qëndrueshëm. Këto prioritete janë të pasqyruara në motivet e 100-vjetorit: Miqësia, Demokracia, Mbrojtja dhe Biznesi”, thuhet në reagimin e DASH, të shpërndarë në rrjetet sociale të ambasadës amerikane.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH