Aktualitet

DASH paralajmëron marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi në ditët në vijim

Shkruar nga Liberale
DASH paralajmëron marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi

Më në fund Kosova dhe Serbia mund të arrijnë një marrëveshje përfundimtare mes tyre.

Lajmin e ka dhënë Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili deklaroi se e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për një marrëveshje finale që mund të arrihet “ditëve në vijim”.

Zëdhënësi i Departamentit, Ned Price, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë konsistente dhe përkrahëse për dy vendet, duke shtuar se e përkrahin edhe Bashkimin Evropian si ndërmjetësues në dialog.

“E mbështesim plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Kjo është arsyeja pse i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar, ishte në Prishtinë dhe në Beograd për të mbështetur këtë proces. Siç e dini, edhe vetë Sekretari ka qenë thellësisht i angazhuar në këtë. Ai foli me presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Kurti në fillim të këtij muaji, më 11 tetor”, tha Price, duke theksuar se sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, ka kërkuar angazhim të vazhdueshëm dhe konstruktiv për të siguruar paqe dhe stabilitet në rajon”, shtoi ai.

Kujtojmë se mes Kosovës e Serbisë janë firmosur disa marrëveshje të rëndësishme, ku një prej tyre ishte ajo e ndërmjetësuar në Uashington nga ish-presidenti Donald Trump, por ende nuk është arritur njohja e Kosovës nga Serbia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH