Aktualitet

DASH: Mbështesim hapjen e negociatave pa vonesa të BE me Shqipërinë

               Publikuar në : 10:36 - 11/06/21 liberale

Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet nisjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Deklarata vjen nga zëdhënësi i DASH, Ned Price, i cili nëpërmejt një postimi në Twitter, shprehet se  SHBA është e angazhuar “për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugën evropiane të aspirantëve”.

“Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesa. Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugët evropiane të aspirantëve“, thuhet në deklaratë.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back