Globi

Danimarka miraton pilulën anti-COVID

Shkruar nga Liberale
Danimarka miraton pilulën anti-COVID

Danimarka ka miratuar pilulën kundër coronavirusit ‘Merck’, e cila rekomandohet për pacientët që janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe për të moshuarit.

Muajin e shkuar Britania e Madhe u bë shteti i parë që miratoi trajtimin me pilulën anti-COVID.

Agjencia Evropiane e Barnave ende është duke e shqyrtuar, ndërsa rregullatori amerikan pritet të aprovojë në fund të vitit.

Të dhënat e testimeve kanë treguar se ilaçi reduktoi me 30% shtrimet në spital dhe vdekjet e pacientëve që ishin në rrezik më të lartë.

Agjencia Evropiane e Barnave sqaron, se kjo pilulë duhet të jepet brenda pesë ditëve nga simptomat e para për të trajtuar të rriturit që nuk kanë nevojë për mbështetje për oksigjen dhe janë në rrezik të përkeqësimit të sëmundjes së tyre.

Nga autoriteti europian shëndetësor këshillohet se pilula, e zhvilluar së bashku me Ridgeback Biotherapeutics, duhet të merret dy herë në ditë për pesë ditë me radhë, por këshillohet të mos përdoret gjatë shtatzënisë dhe tek ato gra që planifikojnë të mbeten shtatzënë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH