Aktualitet

Damian Gjiknuri merr postin e rëndësishëm në PS, zëvendëson Taulant Ballën

Shkruar nga Liberale
Damian Gjiknuri merr postin e rëndësishëm në PS,

Damian Gjiknuri do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste në katër vitet e ardhshme, duke zëvendësuar Taulant Ballën.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS, prej ku zbuloi edhe emrat e rinj të Sekretariateve të partisë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Fitoret tona e kanë bazën te gatishmëria jonë që të zgjohemi më herët se të gjithë të tjerët dhe të flemë më vonë se tjerët. Nuk mund të zgjohen më vonë e të flenë më herët dhe të mundon PS. Po arritën të zgjodhëm e të flenë kur e bëjmë ne, kanë mundësi.

Do ta ndryshojmë sot komplet Sekretariatin e PS. Drejtuesit politikë të qarqeve propozoj t’i quajmë kryetarë të PS në qarqe. Sekretariati i ri ekzekutiv do të ketë rolin më të vështirë, në memorien time, sepse duhet të bashkëpunojë ngushtësisht me Akademinë Politike.

Në grupin e Sekretariateve do të jenë Arben Pëllumbi, Lindita Nikolla, Ervin Bushati, Arbjan Mazniku, si dhe disa akademikë të huaj. Sekretari i Përgjithshëm do të jetë Damian Gjiknuri. Unë kam vlerësimin më të madh për Taulant Ballën, në krye të kësaj detyre. Blendi Klosi do të jetë Sekretari Organizativ.

Sekretar organizativ – Blendi Klosi

Sekretar Dixhital – Etien Xhafa

Burimet njerezore tw Partisw – Anila Denaj

Sekretare e Gruas – Etilda Gjonaj

Sekretare e marrëdhënieve me jashtë ne PS – Romina Kuko

Puna e partisë me rininw, sekretare – Bojkena Basha,

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH