Aktualitet

Dalin sot përgjigjet e lotarisë amerikane

Shkruar nga Liberale
Dalin sot përgjigjet e lotarisë amerikane

Duke nisur nga ora 18:00, datë 8 maj 2021, të gjithë ata që kanë aplikuar do të mund të kontrollojnë nëse janë të përzgjedhur nga lotaria amerikane.

Ju mund të kontrolloni në faqen e internetit të E-DV https://dvprogram.state.gov/ duke filluar nga 8 maji 2021, duke klikuar mbi butonin check status dhe vendosur kodin tuaj unik që keni marrë gjatë aplikimi.

Si fillim, për të kontrolluar përgjigjen tuaj, ju duhet të keni përballë fletën e printuar ku përmbahen të dhënat e aplikuesit, të cilat janë kodi i konfirmimit t ë regjistrimit tuaj 16 shifror (confirmation code), emri dhe mbiemri juaj, viti i lindjes.

Pasi faqja te hapet , klikoni ne butonin CONTINUE dhe më pas plotësoni hapësirat bosh me të dhënat tuaja përkatëse.

1- Kodi i konfirmimit te regjistrimit 16 shifror (confirmation code – 2015XXXCRHXXXMËN)

2- Mbiemri juaj

3- Viti i lindjes

4- Shkruani kodin e sigurisë që shikoni në figurë.

Së fundi kontrolloni edhe njëherë të dhënat tuaja që vendoset në fushat e tekstit që plotësuar dhe më pas klikoni në butonin SUBMIT për t’u njohur me fatin tuaj. Paçi fat!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH