Aktualitet

Dalin pamjet/ Burri qëllon me thikë klientët në një qendër tregtare, 1 i vdekur e 5 të plagosur

Shkruar nga Liberale
Dalin pamjet/ Burri qëllon me thikë klientët në një

Në Assago (Milano) një burrë goditi me thikë gjashtë persona brenda qendrës tregtare në via Milanofiori: një u vra, pesë u plagosën. Sulmi është kryer nga 46-vjeçari italian, Andrea Tombolini, me probleme të rënda mendore.

Mes të plagosurve, të transportuar në spital me helikopter shpëtimi, është edhe futbollisti i Monzas, Pablo Marí, i cili u shtrua në spitalin Niguarda me një plagë të thellë në shpinë.

Sulmuesi, i trajtuar më parë për një krizë të rëndë depresive, ka rrëmbyer një thikë nga raftet e supermarketit Carrefour dhe më pas ka goditur rastësisht disa klientë. Hetuesit kanë përjashtuar menjëherë aktin terrorist. Hipoteza më e akredituar është se ai u godit në grahmat e një krize psikike që shpërtheu papritmas.

Kur u dërgua në komisariat, 46-vjeçari shqiptoi fjali të pakuptimta, në përputhje me konfuzionin e tij të dukshëm. Ai u mjekua për plagët në fytyrë që i kishte shkaktuar vetë, duke u goditur me grusht. Aktualisht ai ruhet në repartin e psikiatrisë së një spitali Lombard. Ai akuzohet për vrasje dhe tentativë për vrasje të shumëfishtë.

Sulmuesi është çarmatosur dhe ndaluar nga ish-lojtari i Interit Massimo Tarantino. “Po bërtiste, vetëm po bërtiste”, tha ish-lojtari, tashmë menaxher sportiv. "Unë kam qenë një hero? Nuk kam bërë asgjë ...".

Viktima e sulmit është punonjës i Carrefour, i cili ka ndërruar jetë teksa po transportohej për në spital. Ai quhej Luis Fernando Ruggieri, një 46-vjeçar me origjinë boliviane. Personat e tjerë të përfshirë nuk do të ishin në rrezik për jetën. Lëndimet e marra, sado të rënda, nuk konsiderohen si shqetësuese nga mjekët. Nga sulmi mbeti i plagosur lehtë edhe një 81-vjeçar, i cili nuk u dërgua në spital, por u trajtua në vend./Liberale.al

[gallery columns="1" size="full" jnewsslider="true" ids="1291382,1291387,1291388,1291386,1291385,1291384,1291383"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH